RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KEK: Njësia B2 u ndal për kontroll teknik pas 2 mijë orëve operim të pandërprerë

kek:-njesia-b2-u-ndal-per-kontroll-teknik-pas-2-mije-oreve-operim-te-panderprere

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia B2 është ndalur për kontroll teknik pas më shumë se 2,000 orë operim të pandërprerë, që përkon me 82 ditë prodhim konstant energjie elektrike që nga 26 tetori 2025.

Në komunikatën për media është thënë se kontrolli teknik ka për qëllim vlerësimin e gjendjes së njësisë, rifreskimin e parametrave operativë dhe sigurimin e vazhdimësisë së prodhimit në mënyrë të qëndrueshme.

“Operacionet pritet të zgjasin rreth 48 orë, gjatë të cilave ekipet teknike do të kryejnë ndërhyrjet e nevojshme në pajisjet kryesore dhe do të sanojnë disa gypa të kaldajës, ku janë evidentuar rrjedhje”, thuhet në njoftim.

KEK thekson se kjo periudhë do të shfrytëzohet për rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të operimit të njësisë, duke garantuar stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe funksionimin të sigurt të kapaciteteve prodhuese.

Related posts

Vuçiq thotë se me Escobarin biseduan për gjetjen e një zgjidhje kompromisi në dialogun me Kosovën

Muhamet Ramadani

Stano: Presim që këtë vit të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e Aneksi i Ohrit

Muhamet Ramadani

Shefi i Shin Bet-it sugjeron përdorimin e byzylykëve elektronik për të frenuar dhunën e kolonëve kundër palestinezëve

admin