RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

kek-ut-i-shtohen-edhe-149-punetore-te-rinj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi ditën e sotme Termocentralin “Kosova B” të KEK-ut, në të cilin janë duke u bërë remontet në përgatitje për sezonin e dimrit.

Ai ishte i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërkaq i pranishëm ishte edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit e ekzekutiv i KEK-ut, Bekir Gërguri.

“Qëndrimi në KEK, kishte në fokus jo vetëm vëzhgimin nga afër të kushteve dhe punës që zhvillohet atje, por veçanërisht edhe bashkëbisedimin me punëtorët e KEK-ut, në lidhje me angazhimin e tyre dhe sfidat me të cilat përballen ata”, thuhet në njoftim.

Referuar njoftimit të Qeverisë së Kosovës, sot KEK-ut po i bashkohen 149 punëtorë të rinj, për të cilin kryeministri Kurti nënvizoi rëndësinë e shtimit të kuadrove të reja dhe inkuadrimit të sa më shumë të rinjve e të rejave.

“Ne e duam dhe e vlerësojmë lart KEK-un si burim natyror i energjisë, si kapacitet prodhues e zhvillimor, por njëkohësisht edhe si organizatë e punëtorëve që po zgjerohet sot”, shtoi kryeministri.

Kryeministri tutje citohet të ketë thënë se KEK-u është jetik për ekonominë e Republikës së Kosovës dhe rritja ekonomike që e ka shteti ynë në tri vitet e fundit, mesatarisht 6.2 për qind të bruto produktit vendor, nuk do të ishte i mundur pa energjinë që vjen nga ky vend dhe nga puna e palodhshme e punëtorëve atje.

Related posts

SHBA-ja kërkon nga Iz’raeli të mos rrisë te’nsionet me He’zbollahun

admin6

Erdoğan: Ndërhyrja e forcave paqeruajtëse të OKB-së në ndërtimin e rrugëve të Qipros Veriore është “e papranueshme”

admin

Papa u kërkon italianëve të kenë më shumë fëmijë

admin