RTV AHIRETI
Lajme

Kënaqshmëria me punën e presidentes 69 për qind, ndërsa me të kryeministrit 58.3 për qind, sipas Pulsit Publik të UNDP-së

kenaqshmeria-me-punen-e-presidentes-69-per-qind,-ndersa-me-te-kryeministrit-58.3-per-qind,-sipas-pulsit-publik-te-undp-se

Në edicionin e 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka zbuluar gjetje të rëndësishme për kënaqshmërinë dhe perceptimet e qytetarëve ndaj institucioneve kryesore të vendit.

Sondazhi zbuloi se mesatarisht 50.1% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës.

Kënaqshmëria me kabinetin ekzekutiv dhe kryeministrin është regjistruar në 53.3% dhe 58.3% respektivisht është kënaqshmëria me punën e kryeministrit. Ndërsa Kuvendi ka marrë 52.10% dhe kryetari i Kuvendit 64.4%.

Presidentja është vlerësuar më së larti me 69% të kënaqshmërisë.

Megjithatë, sistemi gjyqësor dhe Prokuroria kanë marrë vlerësimet më të ulëta me 27.1% dhe 26.5% të kënaqshmërisë.

Varfëria, papunësia dhe çmimet e furnizimeve thelbësore janë tri çështjet kryesore të identifikuara nga qytetarët, me përqindje përkatëse prej 16.6%, 16.3% dhe 12.7%. Për komunitetet etnike të Kosovës, prioritetet ndryshojnë: shqiptarët theksojnë papunësinë, varfërinë dhe çmimet, serbët përmendin varfërinë, problemet urbane dhe marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa komunitetet e tjera theksojnë varfërinë, furnizimin me energji dhe problemet urbane.

The post Kënaqshmëria me punën e presidentes 69 për qind, ndërsa me të kryeministrit 58.3 për qind, sipas Pulsit Publik të UNDP-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, zotohet se do të mbështesë çdo përpjekje për të rrëzuar Netanyahu-n

admin

Gaza, rritet në 17.177 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

rezart morina

Zelenskyy: Forcat ruse sulmuan “brutalisht” Khersonin

rezart morina