RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, zotohet se do të mbështesë çdo përpjekje për të rrëzuar Netanyahu-n

lideri-i-opozites-izraelite,-yair-lapid,-zotohet-se-do-te-mbeshtese-cdo-perpjekje-per-te-rrezuar-netanyahu-n

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka shprehur mbështetjen e tij pas çdo hapi për të rrëzuar kryeministrin Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Në llogarinë e tij në platformën sociale X, Lapid tha se partia Yesh Atid do të japë votat e 24 anëtarëve të saj për “çdo lëvizje” për të larguar kryeministrin Netanyahu.

Partia Yesh Atid ka 24 anëtarë në parlamentin izraelit (Knesset) të përbërë nga gjithsej 120 vende.

Më herët, raportet e mediave thanë se Benny Gantz, ish-ministër i Mbrojtjes, aktualisht ministër i kabinetit të luftës, u përpoq të rekrutojë anëtarë të partisë Likud në përpjekje për të zëvendësuar Netanyahu-n.

Sipas Radios së Ushtrisë IZraelite, emisarët në emër të Gantz-it u premtuan vende në një qeveri të re zyrtarëve dhe ligjvënësve nga partia Likud e kryeministrit Netanyahu në këmbim të plotësimit të një votimi mos besimi për ta zëvëndësuar atë.

Transmetuesi izraelite tha se ligjvënës të ndryshëm nga partia e Netanyahu-t u sugjeruan si kandidatë për të marrë rolin e kryeministrit pa e kërkuar atë për Gantz.

Gantz nuk pranoi të komentojë mbi raportin.

Në Izrael janë shtuar thirrjet që Netanyahu të japë dorëheqjen mes kritikave në rritje për trajtimin e tij të konfliktit në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori, sipas autoriteteve lokale, të paktën 27.478 palestinezë janë vrarë dhe 66.835 të tjerë janë plagosur në ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës. Tel Avivi, nga ana tjetër, thotë se 1.200 izraelitë janë vrarë në sulmin e Hamasit, ndërsa mbi 130 izraelitë mbeten në robërinë e Hamasit.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), ofensiva izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Related posts

Stoltenberg propozon ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 100 miliardë euro! Çfarë përmban plani

admin

Nuk ka negociata armëpushimi tani, thotë Hamasi

admin

COVID-19 – Kina regjistron numër rekord

admin