RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këngëtarja e njohur Dua Lipa bën thirrje për “armëpushim të përhershëm” në Gaza

kengetarja-e-njohur-dua-lipa-ben-thirrje-per-“armepushim-te-perhershem”-ne-gaza

Këngëtarja britanike me famë botërore, Dua Lipa bëri thirrje për armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Lipa në një postim nga llogaria e saj në Instagram në të cilin ka mbi 88 milionë ndjekës, u bëri thirrje ndjekësve të saj për solidaritet me popullin në Gaza.

Në postimin e saj me hashtagun “#AllEyesonRafah (Të gjithë sytë janë mbi Rafah)”, Lipa shkroi: “Nuk mund të tregohet kurrë një arsye e drejtë për djegien e fëmijëve të gjallë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin izraelit”.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për “armëpushim të përhershëm” në Gaza.

Në vendimet e masave më 24 maj, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) organi gjyqësor i OKB-së, vendosi se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet e tij në Rafah, të mos bllokojë ndihmën humanitare dhe të lejojë zyrtarët e OKB-së të hyjnë në Gaza për të hetuar krimet e tij.

Dhjetëra palestinezë u vranë në sulmin që Izraeli kreu më 26 maj ndaj kampit të palestinezëve të zhvendosur me detyrim në qytetin Rafah në Rripin e Gazës për të cilën GJND-ja ka vendosur për ndalimin e sulmeve.

Dëshmitarët thanë se avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar kampin me të paktën tetë raketa.

Related posts

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

Muhamet Ramadani

India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin

admin

Ushtria jemenase nis kundërsulmin, duke vrarë 18 militantë Huthi në provincën Taiz

RTI