RTV AHIRETI
Shëndetësi

Keni të përziera? Çfarë të hani dhe çfarë jo

keni-te-perziera?-cfare-te-hani-dhe-cfare-jo

Ndjesia se keni nevojë të villni është jashtëzakonsisht e pakëndshme dhe të gjithë e kemi përjetuar në një moment të caktuar.

Shumë faktorë mund të shkaktojnë këtë proces, si për shembull:
– infeksionet
– kirurgjia
– problemet me zorrët
– medikamentet
– trajtimet e kancerit
– çrregullimet hormonale
– shtatzënia
– alergjitë ushqimore dhe intolerancat
– udhëtimi me makinë, anije etj.

Megjithëse konsumi i ushqimit mund të jetë një hall më vete kur keni të përziera, është e rëndësishme të ushqeheni sepse duhet të zëvendësoni elektrolitet e humbura dhe të ndihmoni stomakun të qetësohet. Çfarë mund të hani?

Xhenxhefil: Konsumimi i 0,5-1,5 gramë rrënjë xhenxhefili në ditë është efektiv në trajtimin e të përzierave.

Ujë dhe lëngje të tjera: Duhet të qëndroni të hidratuar, veçanërisht kur keni të përziera. Ju mund të pini ujë të ftohtë, solucione hidratuese orale, çaj të ftohtë, lëngje, pije sportive dhe ujë kokosi gjatë gjithë ditës.

Buka të thekur: Stomaku i zbrazët dhe ushqimet me erë të fortë mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë të përzierat. Buka e thekur mund të qetësojë stomakun.

Supë: Një pjatë supë siguron hidratim dhe elektrolite.

Banane: Bananet janë një burim i mirë energjie dhe vitaminash kur keni të përziera dhe mund të ndihmojnë në zëvendësimin e kaliumit të humbur për shkak të të vjellave ose diarresë.

Oriz, patate: Ushqimet e buta dhe me niseshte janë zgjedhje të mira kur keni të përziera. Ato janë të buta në shije, nuk kanë erë të fortë dhe ofrojnë një burim të mirë kalorish. Gatuajini me pak yndyrë.

Përveç konsumimit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara, mund të ndërmerrni hapa të tjerë për të lehtësuar të përzierat:

1. Hani diçka të vogël çdo 1-2 orë.
2. Hani dhe pini ngadalë dhe në sasi të vogla.
3. Mos qëndroni shtrirë pas ngrënies.
4. Mbajeni gojën të pastër. Shpëlajini dhe lani dhëmbët rregullisht

Çfarë duhet të shmangi:

1. ushqimet me yndyrë ose të skuqura
2. ushqimet shumë të ëmbla
3. ushqimet pikante
4. ushqimet me erë të fortë
5. kafeinën

Related posts

Shtatë shenja të depresionit që sipas mjekëve shumëkush i injoron

rezart morina

Quhen “mbretëresha” e perimeve, bamjet trajtojnë këto probleme shëndetësore

rezart morina

Çfarë ndodh nëse mbani për një kohë të gjatë urinën tuaj?

admin