RTV AHIRETI
Shëndetësi

Keni vënë re që fëmijët tuaj janë bërë më agresivë? Ky zakon po dëmton shëndetin e tyre mendor

keni-vene-re-qe-femijet-tuaj-jane-bere-me-agresive?-ky-zakon-po-demton-shendetin-e-tyre-mendor

Sipas një studim fëmijët që kalojnë më shumë kohë para ekranit kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje si ankthi apo depresioni. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të vuajnë nga një sulm agresioni ose pakujdesi, dy shenja të sjelljes së jashtme.

Megjithatë, pas shqyrtimit të 87 studimeve të vjetra për këtë temë, ku përfshiheshin rreth 160,000 fëmijë, ata vlerësuan se të dhënat tregojnë se ky është një zakon që ndikon keq në sjelljen e tyre.

Në vend të kësaj, shikimi i përmbajtjeve të papërshtatshme ose të dhunshme mund të çojë në sjellje agresive, ndërsa tërheqja nga shoqëria ose çrregullimet e gjumit mund të shkaktojnë ankth dhe depresion. Udhëzimet globale tregojnë se fëmijët nën moshën 2-vjeç duhet të shmangin plotësisht ekranet, ndërsa fëmijët nga mosha dy deri në 5-vjeç duhet të kalojnë më pak se një orë në ditë para ekraneve.

Kritikët e këtij studimi besojnë se është e gabuar të pretendohet se rëndësia statistikore e rezultatit të përgjithshëm është informuese në çfarëdo mënyre. Ata thonë se studimi tregon vetëm 1% të ndryshueshmërisë së problemeve psiko-sociale në korrelacion me forma të ndryshme të kohës së kaluar para një ekrani.

Russell Wiener, ish-president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, tha se kjo ishte një fushë shumë komplekse dhe konkluzionet e thjeshtuara se koha e kaluar para një ekrani çon në probleme nuk janë të justifikuara. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se fëmijët që shikojnë televizor si pjesë e rutinës së tyre para gjumit, flenë më pak, përjetojnë më shumë probleme me gjumin dhe shfaqin më shumë probleme vëmendjeje dhe sjellje agresive gjashtë muaj më vonë.

Sipas ekspertëve që studiojnë fushën e gjumit, gjumi i mirë është kritik për shëndetin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Nuk është e lehtë ditët e sotme të kujdesesh për fëmijët pasi ata janë gjithë kohës në kërkim të smatphone-ëve që në moshë të vogël, kjo për shkak të presionit të bashkëmoshatarëve. Kjo ka bërë që shumë prindër të luftojnë me dilemën se kur duhet t’u japin atyre një smartphone.

Related posts

Kontrollet radiologjike të pa justifikuara, si po rrezikojnë shëndetin e njerëzve

admin

A mundet që nga zërit të diagnostikohen sëmundjet?

admin

Vaji i palmës dhe kolesteroli, çfarë tjetër i shkakton organizmit?

admin