RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Me ShBA-në jemi partnerë, por s’do të thotë që pajtohemi çdoherë

kurti:-me-shba-ne-jemi-partnere,-por-s’do-te-thote-qe-pajtohemi-cdohere

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mira, por që sipas tij, me partnerët e aleatët s’do të thotë që duhet patjetër të pajtohesh çdo herë.

Kështu është shprehur Kurti gjatë pjesëmarrjes së gurthemelit të fabrikës së dritareve në Gjilan.

I pyetur për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, Kurti ka thënë se Qeveria e ka për detyrë që ta respektojë çdo vendim të saj.

“Bashkëpunimi me ShBA-të është shumë i mirë, ne jemi partnerë, aleatë, miq, por kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një Rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës, të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit, ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, ai u shpreh i gatshëm të shkojë në Bruksel kurdo që i bëhet ftesa për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë.

“Unë këtë e bëj për BE-në, por e bëj edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë. Sa për mua, marrëdhëniet do normalizoheshin qysh në vitin e kaluar, por nëse nuk është bërë në shkurtin dhe marsin e vitit 2023, e mund të bëhet në shkurtin e marsin e vitit 2024, pse jo”, është shprehur Kurti.

Ditë më parë, zëvendëssekretari i Shtetit Amerikan, James O’Brien, tha se “nëse Qeveria e Kosovës nuk i konsideron ShBA-të si partner, as ShBA-të nuk do ta konsiderojnë Qeverinë e Kosovës si partner”. Po ashtu edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, tha se vendimi i BQK-së ka ndikuar në cilësinë e raporteve Kosovë-ShBA”.

Related posts

Hoxha, prifti, frati dhe shehu pajtojnë tri familje në Doblibarë të Gjakovës

admin

Kurti: Nuk do të ketë Republika Sërpska në veri të Kosovës

admin

Spanja ofron kontribut vullnetar për GJND në hetimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gaza

rezart morina