RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kenia, rritet në 264 numri i të vdekurve nga kulti i urisë

kenia,-rritet-ne-264-numri-i-te-vdekurve-nga-kulti-i-urise

Është rritur në 264 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të “kultit të urisë” që është shfaqur në muajin prill në Kenia, transmeton Anadolu.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se në punimet e kryera në një sipërfaqe prej qindra dynymësh janë nxjerrë nga toka javën e kaluar trupat e 6 persona të tjerë dhe se numri i të vdekurve ka arritur në 264.

Në kuadër të hetimit të zhvilluar me “kultin e urisë” që është shfaqur në muajin prill në Kenia janë në kërkim 613 persona të zhdukur. Që nga fillimi i operacionit e deri më tani janë kryer 45 arrestime kundër kultit ndërsa 95 persona janë shpëtuar të gjallë nga pylli.

Më tej bëhet e ditur se është shtyrë për një datë tjetër gjykimi ndaj pastorit të Kishës “Good News International”, Paul Mackenzie Nthenge i cili mashtroi ndjekësit e kishës së tij me premtimin se do të takohen me Profetin Isa (Jezusin) nëse qëndrojnë të uritur.

Mackenzie i cili gjykohet në masën e arrestit, pretendohet se ka filluar në burg agjërimin e vdekjes me kërkesën për gjykim të drejtë. Në autopsinë e kryer për trupat e të vdekurve, është konstatuar se disa persona, kryesisht fëmijë kanë humbur jetën me arsyen se nuk kanë mundur të marrin frymë.

Pas skandalit të zbuluar, policia e Kenias ndërmori operacion ndaj shumë kulteve dhe grupeve.

Related posts

Nagavci pret rritje të dukshme të cilësisë së teksteve shkollore

admin

Shpërthim në një bazë ushtarake në Irak ku janë stacionuar grupe të armatosura pro Iranit, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

admin

Arabia Saudite emëron ambasadorin jorezident në Palestinë

Muhamet Ramadani