RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kenia, rritet në 90 numri i njerëzve që vdiqën nga uria “për të takuar Profetin Isa (Jezusin)”

kenia,-rritet-ne-90-numri-i-njerezve-qe-vdiqen-nga-uria-“per-te-takuar-profetin-isa-(jezusin)”

Numri i personave që vdiqën nga uria “për të takuar Profetin Isa (Jezus)” është rritur në 90 në qytetin Malindi të Kenias, transmeton Anadolu.

Sekretari i kabinetit të Ministrisë së Brendshme, Kithure Kindiki në një deklaratë tha se numri i trupave të gjetur në pyllin Shakahola pranë kishës “Good News International” në Malindi ka arritur në 90.

Ai tha se si rezultat i hetimeve kanë gjetur trupat e 17 personave të tjerë. Kindiki tha se shumica e trupave të pajetë janë nxjerrë nga varreza masive ndërsa 3 persona të tjerë janë ndaluar në lidhje me ngjarjen dhe vazhdojnë hetimet.

Kindiki tha se autorët e kësaj mizorie do të dënoheshin më ashpër dhe se kërkoheshin rregulla më të rrepta për të gjitha kishat, xhamitë, tempujt dhe sinagogat.

Nga ana tjetër, në deklaratën e Kryqit të Kuq të Kenias thuhet se 112 persona rezultojnë të zhdukur.

Sipas lajmit të gazetës “Star”, pastori i kishës “Good News International”, lideri i sektit, Paul Mackenzie Nthenge i cili mashtroi ndjekësit e tij në qytetin Malindi me premtimin se “ata do të takojnë Jezusin duke vdekur nga uria” pretendoi se kishte gjetur trupat e të paktën 1.000 njerëzve që shkuan për të takuar Jezusin.

Thuhet se Nthenge u kishte premtuar njerëzve se do ta takonin Jezusin duke i lënë të uritur.

Policia ndaloi Nthenge pasi trupat e katër personave të dyshuar të cilët kishin vdekur nga uria u gjetën më 15 prill.

Ndërsa zona pyjore ku u gjetën kufomat ishte plotësisht e mbyllur, zona u shpall “skenë krimi”.

Related posts

Elbasan: Më pak martesa e më tepër divorce

rezart morina

Kosova ndalon hyrjen e veturave me targa të Serbisë

admin

Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

admin