RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kenia, William Ruto fiton garën presidenciale

kenia,-william-ruto-fiton-garen-presidenciale

55-vjeçari Ruto ka shërbyer si zv/president në Kenia në dhjetë vitet e fundit, duke punuar me presidentin kenian në largim, Uhuru Kenyatta

Komisioni Zgjedhor i Kenias ka shpallur fituesin e zgjedhjeve William Samoei Ruto si presidentin e pestë të kombit të Afrikës Lindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke shpallur rezultatet e zgjedhjeve, kreu i Komisionerëve të Pavarur për Zgjedhjet dhe Kufijtë (IEBC) të Kenias, Wafula Chebukati, tha se Ruto fitoi 7.176.141 vota, respektivisht 50,49 për qind të votave totale, ndërsa kundërshtati i tij kyç, ish-kryeministrja 77-vjeçare, Raila Odinga, fitoi 6.942.930 vota, përkatësisht 48,85 për qind.

55-vjeçari Ruto ka shërbyer si zv/president në Kenia në dhjetë vitet e fundit, duke punuar me presidentin kenian në largim, Uhuru Kenyatta.

“Dua t’i premtoj popullit të Kenias se do të drejtoj një qeveri transparente, të hapur dhe demokratike”, tha Ruto në një fjalim televiziv pas fitores së tij.

Ruto tha se qeveria e tij do të fokusohet në transformimin e ekonomisë së vendit për të arritur rritje të qëndrueshme, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe duke fuqizuar njerëzit në fund të piramidës.

Sot më herët, katër nga shtatë komisionerë të IEBC-së të udhëhequr nga nënkryetarja Juliana Cherera nuk pranuan rezultatet e zgjedhjeve.

Dy komisionerë të tjerë zgjedhor u plagosën gjatë një përleshjeje të ndodhur në Bomas të Kenias, ku u shpallën rezultatet e zgjedhjeve. /aa

Related posts

Qeveria franceze përballet me votë mosbesimi për shkak të reformës së pensioneve

admin

Çka pas bisedimeve të pafrytshme në Bruksel?

rezart morina

Erdoğan do të vizitojë Rusinë për të zhvilluar bisedime me Putinin

admin