RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërcënimet e Serbisë me luftë, paralajmërohet skenar i rrezikshëm për Ballkanin

kercenimet-e-serbise-me-lufte,-paralajmerohet-skenar-i-rrezikshem-per-ballkanin

Vetëm pse e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ministri i Brendshëm i Serbisë, Millosh Vuçeviq, kërcënoi se Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke thënë se do t’u ndodhë ajo që i ka ndodhur Ukrainës.

Ky kërcënim publik dhe i hapur nga njëri nga krerët më të lartë të Serbisë, u pasua me shumë reagime.

I pari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, në reagimin e tij ia kujtoi ministrit serb që dy shtetet që i përmendi ai janë pjesë e NATO-s.

Derisa, shef i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kërkoi sqarime zyrtare nga Serbia.

Me shqetësim është parë deklarata e politikanit serb edhe në Kosovë.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Hisen Berisha, paralajmëron skenarin që sipas tij Serbia po dëshiron ta zbatojë në Ballkan.

Nga dy shtetet e përmendura nga zyrtari serb, Berisha nuk e përjashton mundësinë që Serbia të synojë destabilizimin e Malit të Zi.

Deklarimet e tilla publike dhe mosdistancimi nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, për njohës të çështjeve të sigurisë, janë mjaftë shqetësuese.

Madje, ata kanë edhe një paralajmërim për të ardhmen.

Kërcënimet e ministrit serb nuk janë komentuar ende nga zyrtarë të qeverisë së Kosovës.

Përkundër insistimit të Tëvë1 për të marrë qëndrim zyrtar nga Qeveria Kurti, të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

Derisa, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i kontaktuar nga televizioni, tha se për këtë temë dhe disa të tjera, do të flas të premten në një konferencë për media, që do të organizohet nga ai.

Related posts

Kurti nga Estonia: Kosova e rrezikuar nga sulmet kibernetike, mund të vijnë nga aleatët e Rusisë

rezart morina

Lampedusa, rreth 600 migrantë nga Afrika mbërrijnë në ishull

admin

Trudeau në vizitë të papritur në Kiev

admin