RTV AHIRETI
Lajme

Kërkesat e opozitës për hetim ndaj Kusarit pas audio-incizimit, Haxhiu: Përpjekje për ta larguar vëmendjen nga dështimi për mbajtjen e zgjedhjeve

kerkesat-e-opozites-per-hetim-ndaj-kusarit-pas-audio-incizimit,-haxhiu:-perpjekje-per-ta-larguar-vemendjen-nga-deshtimi-per-mbajtjen-e-zgjedhjeve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur kërkesave të opozitës për dorëheqje dhe hetim të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas publikimit të një audio-incizimi ku ajo flet me Milan Radoiçiqin.

Haxhiu thekson se kërkesat e tilla të opozitës janë më shumë për ta zhvendosur vëmendjen nga dështimi i tyre për të shkuar në zgjedhje.

“Nuk e di që keni dëgjuar ndonjëherë që opozita kërkon që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiqin. A keni dëgjuar ju, se unë të paktën se kam dëgjuar.

Pra, një opozitë që një terrorist që ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës asnjëherë nuk po kërkojnë që Serbia që ta dorëzojnë atë, asnjëherë nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzoj terroristët, jo vetëm Radojiçiqin, por edhe të tjerët që kanë kryer sulme terroriste, tash paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit.

Unë mendoj qe kjo është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën për rrëzim të qeverisë apo shkuarje në zgjedhje”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu tutje tha se opozita duhet të jetë e bashkuar.

“Opozita duhet të jetë e bashkuar, por ju e keni parë, njëra kërkonte rrëzim të qeverisë, tjetra dorëheqje të qeverisë, tjetra shpërndarje të Kuvendit. Ne kemi thënë se jemi të gatshëm për zgjedhje kurdo që dëshirojnë mirëpo konsiderojmë që ata duhet të jenë të përbashkuar në kërkesat e tyre”, u shpreh Haxhiu

Ministrja tutje tha se kërkesat e opozitës më tepër i sheh si kërkesë për zhvendosje të vëmendjes diku tjetër nga dështimi i tyre për zgjedhje ose rrëzim të ekzekutivit. /Telegrafi/

The post Kërkesat e opozitës për hetim ndaj Kusarit pas audio-incizimit, Haxhiu: Përpjekje për ta larguar vëmendjen nga dështimi për mbajtjen e zgjedhjeve first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mes datave 6 dhe 9 qershor, 400 milionë shtetas të BE-së do të votojnë për Parlamentin Evropian

admin

Kurti: Trashëgimia kulturore islame zë vend të veçantë brenda mozaikut kulturor shumëngjyrësh të shtetit tonë

admin

OBI dënon sulmin në Bregun Perëndimor ku ushtarët izraelitë vranë 4 palestinezë – VIDEO

admin