RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBI dënon sulmin në Bregun Perëndimor ku ushtarët izraelitë vranë 4 palestinezë – VIDEO

obi-denon-sulmin-ne-bregun-perendimor-ku-ushtaret-izraelite-vrane-4-palestineze-–-video

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) dënoi sulmin në të cilin ushtarët izraelitë vranë 4 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

OBI në një deklaratë me shkrim tha se dënon “fuqimisht” ngjarjen e djeshme në qytetin Jenin ku u vranë 4 palestinezë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Po ashtu vihet në dukje se Izraeli përsërit vazhdimisht sulmet dhe krimet kundër popullit palestinez.

Ministria palestineze e Shëndetësisë dje njoftoi se ushtarët izraelitë vranë duke qëlluar 4 palestinezë dhe plagosën 44 të tjerë në Jenin.

Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse ndodhin incidente mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve, banorëve të rajonit të cilët reagojnë ndaj bastisjeve të ushtrisë izraelite.

Kampi i refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar ku ndodhen intensivisht grupet e armatosura të rezistencës palestineze, herë pas here janë skenë e përleshjeve gjatë bastisjeve të ushtarëve izraelitë.

 

Related posts

Shefi i diplomacisë greke kërkon lidhje më të mira me Turqinë për përfitime reciproke

Muhamet Ramadani

Angel Di Maria i jep lamtumirën Argjentinës: Ëndërroja që të fitonim Kupën e Amerikës

admin

Pjesëmarrje e nivelit të lartë nga 78 vende në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan

Muhamet Ramadani