Maroku pranon ndihmë nga Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa bota tregon mbështetje dhe solidaritet për viktimat e tërmetit.
Ekipet e shpëtimit në Marok kanë shtuar përpjekjet për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti shkatërrues i së premtes, me fokus të veçantë në arritjen e disa prej zonave më të largëta të maleve të Atlasit, mes raporteve për fshatra të rrafshuar.
Shpëtimtarët e parë të huaj fluturuan për të ndihmuar pas tërmetit më të fortë të vendit të Afrikës Veriore që vrau të paktën 2,122 njerëz dhe plagosi më shumë se 2,400, shumë prej tyre rëndë, sipas shifrave zyrtare të përditësuara vonë të dielën.
Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi 72 kilometra në jugperëndim të qendrës turistike të Marrakeshit, duke zhdukur fshatra të tëra në kodrat e maleve Atlas.
Të dielën një pasgoditje me magnitudë 4.5 ballë tronditi të njëjtin rajon.
Tërmeti ishte më vdekjeprurësi në Marok që nga tërmeti i vitit 1960 që shkatërroi Agadirin, duke vrarë më shumë se 12,000 njerëz. /mesazhi