RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet paraburgim ndaj drejtorit të kompanisë “Visametric”

kerkohet-paraburgim-ndaj-drejtorit-te-kompanise-“visametric”

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të kompanisë “Visametric”, i cili u a ndalua dje për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të filloj në ora 10:00 te gjyqtarin Sabit Sadikaj, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Përgjithshëm.

Ndryshe, javën e kaluar Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj kompanisë “VisaMetric” së cilës Gjykata Komerciale e Kosovës ia ka ndaluar që të marrë nga 30 euro për shërbime postare për pasaportat e qytetarëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Kompania “VisaMetric”, ditë më parë kishte pranuar vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, ku ndalohet që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane.

Ndryshe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), më 27 prill 2023, kishte bërë të ditur se qytetarët të cilët janë ankuar për shërbimet dhe pagesat e realizuara tek operatori “VisaMetric” për aplikim për viza “Schengen” për Gjermani, e të cilat Inspektorati i Tregut i ka konstatuar si shkelje, do të rimbursohen.

Related posts

Ushtarët izraelitë vrasin 2 palestinezë në Nablus

Muhamet Ramadani

“Unë do të votoj për Trump”- E kishte rival në primare, Nikki Haley: Kandidati për president do të tregohej i zgjuar nëse…

admin

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Moskë, u vranë 40 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë

admin