RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët izraelitë vrasin 2 palestinezë në Nablus

ushtaret-izraelite-vrasin-2-palestineze-ne-nablus

Të paktën 2 palestinezë humbën jetën dhe një tjetër u plagos në bastisjen që ushtarët izraelitë kryen në zonën e qytetit të vjetër të Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, forcat izraelite bastisën zonën e qytetit të vjetër të Nablusit dhe rrethuan një shtëpi. Pas kësaj u shënuan përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve.

Njoftohet se forca shtesë të Izraelit kanë hyrë në qytet nga Bulevardi i Kudsit dhe kanë përparuar drejt zonës së qytetit të vjetër.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se në bastisjen e forcave izraelite kanë humbur jetën 2 palestinezë. Më tej thuhet se në spital është dërguar një i plagosur i cili është qëlluar me plumb të vërtetë.

Sulmet që Izraeli filloi më 3 korrik dhe të cilat zgjatën rreth 48 orë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim, shkaktuan një shkatërrim të madh në rajon.

Në sulme humbën jetën 12 palestinezë, 4 prej të cilëve fëmijë, si dhe u plagosën rreth 120 të tjerë, 20 prej të cilëve rëndë.

Related posts

Egjipti: Zhvillimet në Rafah tregojnë se situata në Rripin e Gazës do të përkeqësohet më tej

Muhamet Ramadani

Ukraina godet rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Rusi

Muhamet Ramadani

Medvedev: Vendosja e mundshme e trupave franceze në Ukrainë mund të jetë në dobi të Rusisë

admin