RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kerry: SHBA e gatshme të modifikojë planin e saj klimatik përballë shqetësimit evropian

kerry:-shba-e-gatshme-te-modifikoje-planin-e-saj-klimatik-perballe-shqetesimit-evropian

SHBA-ja është e hapur ndaj rregullimeve të mundshme të planit të saj masiv të klimës për të siguruar evropianët që kanë frikë se bizneset e tyre do të ikin përtej Atlantikut, tha sot në BBC John Kerry, i dërguari special i SHBA për ndryshimet klimatike.

“Unë nuk mendoj se Akti i Reduktimit të Inflacionit (IRA) do të dobësohet”, tha Kerry për BBC.

“Por, duke parë se ku mund të jetë e përshtatshme për të bërë ndryshime ose rregullime që janë të drejta, pa paragjykuar përpjekjet tona. Unë kam besim se presidenti Biden do të ishte i gatshëm ta konsideronte këtë”, tha Kerry.

Bashkimi Evropian ka qenë i shqetësuar për disa muaj për efektet e IRA-s, plani prej 420 miliardë dollarësh i presidentit amerikan Joe Biden, i kushtuar kryesisht klimës dhe i miratuar verën e kaluar.

Ky plan parashikon, ndër të tjera, reforma dhe subvencione që favorizojnë kompanitë e themeluara në SHBA, veçanërisht në sektorët e automjeteve elektrike ose të energjisë së rinovueshme, gjë që shqetëson Bashkimin Evropian, i cili po bën thirrje për më shumë “koordinim” dhe ka frikë nga një rrjedhje e bizneseve përtej Atlantikut. /atsh

Related posts

Presidenti kroat tha se “Kosova iu vodh Serbisë”, reagon deputetja shqiptare në Kroaci

rezart morina

Kalifornia përdor dronët për reduktimin e mushkonjave – VIDEO

rezart morina

Miratohet Ligji për Zyrtarët Publikë

admin