RTV AHIRETI
Lajme

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës prej 21.4%

kesco-kerkon-rritje-te-cmimit-te-rrymes-prej-21.4%

Kompania furnizuese me energji elektrike, KESCO, ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026.

Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe tani i takon këtij institucioni të vendosë nëse do ta aprovojë apo jo propozimin për rritjen e çmimit të rrymës.

Sipas aplikimit për të hyrat maksimale, pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026 arrin në 528.78 milionë euro.
Për krahasim, të hyrat e lejuara për vitin 2025 kanë qenë rreth 435 milionë euro – të cilat ishin aprovuar nga ZRRE-ja.

The post KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës prej 21.4% first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SHBA, rritet me 50 për qind numri i vdekjeve nga armët te fëmijët dhe adoleshentët

admin

Alarm tek Interi, dëmtohet edhe ai që po shkëlqente

admin

Vrasja e numrit dy të Iranit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Për kokën e Larijanit kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh, por ne e bëmë falas!- Lista e të eliminuarve

admin