RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit: Su’lmet e Iz’raelit mund ta çojnë rajonin drejt një shpërthimi

keshilli-i-bashkepunimit-te-gjirit:-su’lmet-e-iz’raelit-mund-ta-cojne-rajonin-drejt-nje-shperthimi

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) deklaroi se sulmet e ushtrisë izraelite në Liban përbëjnë kërcënim të rrezikshëm që mund ta çojnë rajonin drejt një shpërthimi, transmeton Anadolu.

Sekretari i Përgjithshëm i GCC-së, Jasem Mohamed Al-Budaiwi në një deklaratë me shkrim tha se sulmet e ushtrisë izraelite në territorin libanez janë shkelje e qartë e ligjeve, normave dhe konventave ndërkombëtare dhe rrezikojnë paqen dhe sigurinë rajonale.

Duke vënë në dukje se shkeljet në fjalë përbëjnë kërcënim të rrezikshëm që mund ta çojnë rajonin drejt një shpërthimi, Al-Budaiwi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime për të ndaluar këto veprime provokuese dhe për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.

Ai theksoi se GCC mbështet sovranitetin, paqen dhe stabilitetin e Libanit dhe se duhet të shtohen të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Related posts

Apeli vërteton dënimin prej 6 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për fajde

Muhamet Ramadani

Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga rrëshqitja e dheut

admin

Thënë nga Hakan Fidan: me cilat shtete po krijon aleancë anti-islame Izreli?

Muhamet Ramadani