RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Evropës: Miliona rusë nuk do të mbrohen më tej nga konventa evropiane e të drejtave

keshilli-i-evropes:-miliona-ruse-nuk-do-te-mbrohen-me-tej-nga-konventa-evropiane-e-te-drejtave

Këshilli i Evropës ka bërë të ditur se miliona rusë nuk do të mbrohen më nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi Moska më 16 shtator do të ndërpresë së qeni palë në konventë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas sekretares së përgjithshme të Këshillit të Evropës me bazë në Strasburg, Marija Pejcinovic Buric, me largimin e saj nga konventa Rusia do të “izolohet më tej nga bota demokratike dhe do të privojë mbi 140 milionë qytetarë rusë nga mbrojtja e ofruar nga konventa”.

Ajo tha se këshilli do të vazhdojë të mbështesë “mbrojtësit e të drejtave të njeriut, forcat demokratike, mediat e lira dhe shoqërinë e pavarur civile” në Rusi, si dhe të “garantojë drejtësi dhe llogaridhënie për njerëzit e përfshirë”.

Këshilli 46-anëtarësh synon të promovojë demokracinë dhe të mbrojë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Evropë.

Këshilli e dëboi Rusinë më 16 mars, pas 26 vitesh anëtarësim, në vazhdën e luftës së Moskës kundër Kievit.

Related posts

Presidenti Xi nis vizitën në Serbi në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj ambasadës kineze

admin

Gjenden tre trupa në Mitrovicë të Veriut të zhdukur nga lufta

admin

Në një xhami në Prizren mblidhen mbi 2.200 euro dhe stoli ari për të prekurit nga tërmetet në Türkiye

admin