RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

keshilli-i-prinderve-kerkon-pushim-pranveror-per-nxenesit

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse respektimin e pushimit pranveror për nxënësit e sistemit parauniversitar të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Këshilli i Prindërve ka thënë se mohimi i pushimit të nxënësve në vikend dhe pushimeve të parapara me kalendarin shkollor, përbëjnë shkelje të konventave ndërkombëtare dhe Kushtetutës.

Sipas këtij këshilli, kërkesa për ndryshimin e kalendarit shkollor dhe lejimin e pushimit pranveror i është dërguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe po pritet një përgjigje prej saj.

“Si Këshill i Prindërve kemi pranuar shumë kërkesa e ankesa të prindërve për heqjen e të së drejtës së fëmijëve tanë për pushim pranveror. Këtë shqetësim e kemi shprehur qysh në shtatorin e vitit 2022, gjatë grevës, kur kemi kërkuar që mos t’iu hiqen e mos t’iu mohohen të drejtat fëmijëve tanë për pushim në fundjavë, në dimër e në pranverë.Por Ministria e Arsimit e kishte publikuar kalendarin e korrigjuar mësimor për këtë vit shkollor menjëherë pas ndaljes së grevës, ku pa përfillur kërkesat e prindërve, dhe duke shkelur të drejtat e fëmijëve nxënës në sektorin publik, ua ka mohuar fëmijëve të drejtën për pushim. Kjo nuk mbajmë mend të ketë ndodhur pas luftës në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Këshillit të Prindërve.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse respektimin e pushimit pranveror për nxënësit e sistemit parauniversitar të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Këshilli i Prindërve ka thënë se mohimi i pushimit të nxënësve në vikend dhe pushimeve të parapara me kalendarin shkollor, përbëjnë shkelje të konventave ndërkombëtare dhe Kushtetutës. Sipas këtij këshilli, kërkesa për ndryshimin e kalendarit shkollor dhe lejimin e pushimit pranveror i është dërguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe po pritet një përgjigje prej saj. “Si Këshill i Prindërve kemi pranuar shumë kërkesa e ankesa të prindërve për heqjen e të së drejtës së fëmijëve tanë për pushim pranveror. Këtë shqetësim e kemi shprehur qysh në shtatorin e vitit 2022, gjatë grevës, kur kemi kërkuar që mos t’iu hiqen e mos t’iu mohohen të drejtat fëmijëve tanë për pushim në fundjavë, në dimër e në pranverë.Por Ministria e Arsimit e kishte publikuar kalendarin e korrigjuar mësimor për këtë vit shkollor menjëherë pas ndaljes së grevës, ku pa përfillur kërkesat e prindërve, dhe duke shkelur të drejtat e fëmijëve nxënës në sektorin publik, ua ka mohuar fëmijëve të drejtën për pushim. Kjo nuk mbajmë mend të ketë ndodhur pas luftës në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Këshillit të Prindërve.

Related posts

Dodik mbron vendimin për t’i ndarë Putinit medaljen e nderit

admin

Turqia bllokon kamionin me 122 kg drogë nga Shqipëria, në pranga shoferi

admin

RMV: Kryediplomati Osmani takon homologun e tij nga Bosnje e Hercegovina, Konakoviq

rezart morina