RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Këshilli Prokurorial i Kosovës, shpenzoj 43 mijë euro për dreka zyrtare

keshilli-prokurorial-i-kosoves,-shpenzoj-43-mije-euro-per-dreka-zyrtare

Sipas të dhënave të raportit vjetorë të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), në vitin 2022 kanë shpenzuar për mëditje 36 mijë euro, karburante për vetura mbi 152 mijë euro, vetura me qira 172 mijë euro ndërsa dreka zyrtare i kanë shpenzuar mbi 43 mijë euro.

Bazuar në Ligjin për Buxhetin e vitit 2022 KPK-në në kategorinë për mallra dhe shërbime Këshillit i janë ndarë 2,375,817.00 euro, e që ishte për 140,565.00 euro më i lartë se sa buxheti fillestar i vitit 2021.

Ndërsa 17,144,178 euro, të ndara në katër programe dhe katër kategori ekonomike. Buxheti i Këshillit Prokurorial për vitin 2022 është më i lart për 2,702,650.00 euro se sa buxheti fillestar i vitit 2021, por për 4,553,016 euro më i ulët se sa kërkesa buxhetore e Këshillit për vitin 2022

Po ashtu bazuar në të dhënat e raportit, Kallëzimet – lëndët penale në punë Prokurori i Shtetit (PSH) gjatë vitit 2022 ka pasur në punë gjithsejtë 132,950 kallëzime – lëndë penale.

Nga ky numër i lëndëve: 81,952 ose 61.64% janë të trashëguara/bartura si lëndë të pazgjidhura nga vitet paraprake; dhe 50,998 ose 38.35% janë pranuar në punë gjatë vitit 2022;

Gjatë këtij viti, nga ky numër i lëndëve: 44,247 se 33.28%2 e lëndëve në punë gjatë vitit 2022, janë zgjidhur apo proceduar në organet kompetente; 88,703 ose 66.71% e të gjitha lëndëve në punë kanë mbetur pa u zgjidhur; Efikasiteti i lëndëve të zgjidhura gjatë vitit 2022 është: 6,751 kallëzime-lëndë penale janë zgjidhur më pak se që janë pranuar gjatë periudhës raportuese, apo – 13.23% kallëzime – lëndë penale më pak se që janë pranuar.

Nga viti 2021 në vitin 2022 janë bartur gjithsej 81,952 lëndë-kallëzime penale në të gjitha departamentet dhe sipas të gjithë regjistrave të prokurorive.

Sipas regjistrave për të gjitha llojet e kallëzimeve-lëndëve penale, gjendja e lëndëve të bartura është si më poshtë: 7,175 kallëzime penale të kryesve madhor (PP) të veprave penale ose 8,75%; 760 kallëzime penale të kryesve të mitur (PPM) të veprave penale ose 0,92%; 62,138 lëndë penale me kryes të panjohur (PPP) të veprave penale ose 75,82%; 11,269 lëndë të ndryshme penale (PPN/M) ose 13,75%; 596 lëndë e ndihmës juridike ndërkombëtare (NJN) ose 0,72%; 0 lëndë në Prokurorinë e Apelit (PA) ose 0,% dhe 14 lëndë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) ose 0,01%.

Related posts

Gruaja planifikoi vrasjen e bashkëshortit në bashkëpunim me të dashurin, çifti dënohen me burgim të përjetshëm! Misteri i trupit të 38-vjeçarit që nuk u gjet kurrë

admin

Konfiskimi i mbi 6 mijë fishekëve në veri, Kurti: Një tjetër fitore për sundimin e ligjit

rezart morina

Ministri i Jashtëm turk takohet me kreun e Ligës Arabe në Kajro

admin