RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli zgjedhor turk: Nuk ka pasur raportime negative në raundin e dytë

keshilli-zgjedhor-turk:-nuk-ka-pasur-raportime-negative-ne-raundin-e-dyte

Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, tha se procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi ka përfunduar, ndërsa njoftoi se nuk ka pasur raportime negative në Këshill dhe të kenë ndikim negativ në proces.

Yener në deklaratën për gazetarët u shpreh që zgjedhjet të jenë në dobi të kombit turk dhe demokracisë.

“Ka përfunduar procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura sot. Nuk ka pasur raportime negative deri më tani në këshillin tonë dhe të kenë ndikim negativ në procesin e votimeve”, u shpreh ai.

Ai bëri të ditur se ankesat e paraqitura në Këshill janë vlerësuar dhe janë dërguar në këshillet zgjedhore të provincave.

Yener falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në procesin e zgjedhjeve, ndërsa tha se do të njoftojnë më tej për heqjen e ndalesës transmetimit të rezultateve.

Related posts

Konvertimi i patentë shoferëve, Camaj: Mbi 6 mijë qytetarë serbë kanë aplikuar, procesi ka shkuar mirë

RTI

Presidenti iranian: Qëndrimi dhe mbështetja e Turqisë për Palestinën janë “për t’u lavdëruar”

rezart morina

Arabia Saudite dënon zbulimin e varreve masive në Khan Younis të Gazës

RTI