RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kështu u përcoll krimineli Mlladiç për botën tjetër…

keshtu-u-percoll-krimineli-mlladic-per-boten-tjeter…

“Hero, hero!” dhe tre të shtëna nderi të qëlluara nga një njësi e ushtrisë serbe

Zyrtarë qeveritarë, udhëheqja politike e Republikës Serbe të Bosnjës (Republika Srpska) dhe mijëra qytetarë morën pjesë në funeralin e Ratko Mlladiç, i cili u dënua për krime luft nga Haga dhe vdiq aty. Nderimet ushtarake shkaktuan reagime, pasi paralajmërimet ishin lëshuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Shërbimi mortor u mbajt në kishën e Shën Lukës, i drejtuar nga Patriarku i serbëve Porfirio.

Pas ceremonisë, trupi u çua në varreza, të cilat ndodhen rreth 4.5 kilometra larg kishës. Mijëra qytetarë ndoqën procesionin mortor në këmbë deri në vendin e varrimit.

Gjatë funeralit, turma duartrokiti dhe bërtiti “Hero, hero!”, ndërsa një njësi e ushtrisë serbe qëlloi tre herë në ajër me nderime.

Vendimi i Serbisë për t’i dhënë Mlladiçit nderime ushtarake, pavarësisht paralajmërimeve nga BE dhe SHBA, ka shkaktuar reagime.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wiegand, mori një qëndrim për këtë çështje, duke dënuar glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte.

“Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi shkojnë kundër vlerave më themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE ose në vendet kandidate”, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian Christian Wiegand.

Në të njëjtën kohë, reagimet brenda opozitës serbe janë të përziera. Partitë e qendrës së majtë dënuan nderimin e Mlladiçit, i cili u dënua për krime lufte, ndërsa qendra e djathtë nuk ka marrë një qëndrim.

 

Nga ana e saj, e djathta ekstreme e sheh Mlladiçin si një hero të kombit serb, duke ndjekur një qëndrim krejtësisht të ndryshëm ndaj funeralit dhe nderimeve që iu bënë atij. /tesheshi.com/

Related posts

Dubai po shembet: ç’po ndodh vërtet pas shkëlqimit?

Kushtrim Guraj

Një person goditet për vdekje nga vetura në Vërmicë

RTI

Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, të paktën 47 palestinezë të vrarë gjatë bombardimit të shtëpive civile

Muhamet Ramadani