RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Këta janë zyrtarët e LDK-së ndaj të cilëve ishte planifikuar atentati

keta-jane-zyrtaret-e-ldk-se-ndaj-te-cileve-ishte-planifikuar-atentati

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, bëri të ditur se ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj disa zyrtarëve të LDK-së.

Një zyrtar i lartë i kësaj partie në kushte anonimiteti i tha Telegrafit se Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, ishin pjesë e këtij planifikimi.

Ndërkaq siç tha u shpreh Shala atentati kishte motivacion politik.

“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova derisa tjetra jashtë Kosovë. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, deklaroi ai.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se PK-ja është duke hetuar këtë rast duke e quajtur si “kaonsje”.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh Krasniqi./

Related posts

NATO feston përvjetorin e 75-të, por e ndien peshën e “moshës”! Kush do të zëvendësojë Jens Stoltenberg në krye të aleancës dhe sfidat me të cilat përballet

admin

Ministria palestineze e Shëndetësisë: Forcat izraelite hapën zjarr në një spital në Jenin

admin

Protesta të mëdha në Peru, policia përballet me protestuesit

admin