RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto janë arsyet pse ndiheni gjithmonë të lodhur

keto-jane-arsyet-pse-ndiheni-gjithmone-te-lodhur

Mungesa e gjumit nuk është e vetmja gjë që ul energjinë tuaj. Ekzistojnë shumë gjëra të tjera që bëni dhe që nuk bëni gjatë jetës suaj të përditshme që ndikojnë në energjinë tuaj. Ekspertët kanë zbuluar disa zakone të këqija tek njerëzit, që i bëjnë ata të ndihen të lodhur.

1.Mënjanimi i stërvitjes kur jeni të lodhur

Shpesh herë njerëzit e shmangin stërvitjen dhe ushtrimet fizike kur janë të lodhur, për të ruajtur energjitë. Në fakt duhet e kundërta. Stërvitja e rregullt bën që të rritet qëndrueshmëria e trupit dhe fuqia e tij.

2.Nuk pini mjaftueshëm ujë

Të qenit i dehidratuar, edhe në masën 2% ju bën të ndiheni shumë të lodhur. Dehidratimi shkakton një ulje të presionit të gjakut, dhe për pasojë ul nivelin e oksigjenit që furnizojnë muskujt dhe organet tuaja.

3.Nuk konsumoni mjaftueshëm hekur

Mungesa e hekurit mund të bëjë që të ndihen të ngathët, nervozë, të dobët, dhe të papërqendruar. Konsumoni hekur për të qenë më aktivë, për të ulur rrezikun anemisë duke konsumuar thjerrëza, fasule, vezë, perime me gjethe jeshile dhe shoqërojini me vitaminë C.

4.Dëshira e të qenit perfekt në çdo gjë

Përpjekja për të qenë perfekt në gjithçka që bëni, gjë që është e pamundur, bën që ju të sforcoheni shumë, më tepër se sa është e nevojshme.

5.Mos e ekzagjeroni

Nuk duhet të shqetësoheni më shumë seç duhet. Ndiejna e ankthit dhe stresi mund t’iu paralizojë dhe t’iu bëjë të lodhur mendërisht.

6.Mos e anashkaloni mëngjesin

Mëngjesi është vakti kryesor për të furnizuar metabolizmin. Hani sa më shumë drithëra të plota, ushqime me proteina dhe jo me shumë yndyrë.

7.Mos hani ushqime të shpejta

Konsumimi i ushqimeve nëpër fast food, të cilat kanë një nivel të lartë sheqernash, yndyrnash si dhe karbohidratesh, rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe bën të ndiheni tepër të lodhur.

8.E keni vështirë të thoni ‘jo’

Shpesh njerëzit harxhojnë energjitë e tyre në aktivitete të kota. Mundohuni t’i thoni ‘jo‘ atyre kërkesave që ju lodhin si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

9.Keni një zyrë të rrëmujshme

Një zyrë e tillë bën që të ndiheni mjaft konfuzë dhe të shpërqendruar. Mundohuni të jeni sa më të rregullt, për të qenë sa më të vëmendshëm dhe të fokusuar.

10.Mos punoni gjatë kohës së pushimeve

Kontrollimi i mesazheve të punës në një kohë që duhet të ishit duke pushuar nuk është gjë e mirë. Shkëputeni veten nga puna dhe për një çast mendoni vetëm për veten tuaj.

12.Mos i kontrolloni e-mailet para gjumit

Varësia pas teknologjisë është kthyer në një gjë tepër të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Duhet t’i shmangni telefonat dhe kompjuterët dy orë para se të flini.

13.Varësia ndaj kafeinës

Konsumimi i tepërt i kafeinës do të bëjë që të çrregullohet sistemi juaj i gjumit dhe i të ngrënit duke bërë që të ndiheni më të lodhur dhe me të shpërqendruar.

14.Mos qëndroni vonë fundjavave

Fundjava është koha më e mirë për tu qetësuar, nëse punoni gjatë gjithë javës. Nuk themi që të lini pas dore jetën shoqërore, por të paktën bëni kujdes. Mos e prishni orarin e gjumit.

Related posts

Pesë ushqime për tretje më të mirë dhe zorrë më të shëndetshme

admin

Kuroni diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes me karafil

rezart morina

Zakonet që do t’ju shpëtojnë dhëmbët

rezart morina