RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto ushqime duhet t’i hamë shpesh sepse forcojnë në mënyrë natyrale imunitetin

keto-ushqime-duhet-t’i-hame-shpesh-sepse-forcojne-ne-menyre-natyrale-imunitetin

Ushqimi i duhur dhe i ekuilibruar ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe disa ushqime mbështesin punën e imunitetit me lëndët ushqyese të tyre, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen kundër sëmundjeve të ndryshme. Dietologia Natalie Rizzo veçoi disa nga ushqimet më të mira që duhet t’i hamë shpesh, pikërisht sepse ato ndikojnë në mënyrë natyrale dhe mbështesin punën e imunitetit.

Frutat dhe perimet janë kryesisht në listën e saj, por dietologia ka veçuar edhe ushqime si vezët dhe vajin e ullirit ekstra të virgjër.

Ushqimet e përzgjedhura nga dietologu janë të pasura me vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet, viruset dhe sëmundjet. Më poshtë janë disa nga ushqimet më të mira që sipas Rizzos duhet t’i shtojmë shpesh në menu.

Speci i kuq

Sipas dietologes, speci i kuq është perimet më të mira për rritjen e imunitetit. Piperi i kuq është një superushqim i pasur me vitamina C, A dhe B, që do të thotë se ka fuqi të trefishtë në rritjen e imunitetit”, thekson ajo.

Ajo shton se specat e kuq janë një zgjedhje e shkëlqyer për një vakt sepse mund të hahen të papërpunuara, të gatuara ose të pjekura, që do të thotë se mund të kombinohen në pjata të ndryshme.

Portokallët

Portokallët njihen për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, ndaj nuk është çudi që janë në listën e ushqimeve që forcojnë imunitetin. Megjithatë dietologia tregon se kur konsumoni portokall duhet pasur parasysh një gjë të rëndësishme.

“Ky frut është i mbushur me vitaminë C dhe lëndë ushqyese të tjera, por sigurohuni që ta hani të plotë dhe jo vetëm si lëng. Do të merrni më shumë vitamina në trupin tuaj nëse hani një portokall, jo vetëm nëse e shtrydhni”, thotë Rizzo, shkruan Index.hr.

Vezët

Si një tjetër ushqim të dobishëm dietologia veçoi vezët. Ajo thekson se vezët janë një ushqim i shkëlqyer për rritjen natyrale të vitaminës D pa ekspozim në diell. “Ata që konsumojnë mjaftueshëm vitaminë D sëmuren më rrallë dhe vezët përmbajnë një sasi të madhe të kësaj vitamine që forcon imunitetin, veçanërisht të verdhat e vezëve, të cilat nuk duhet t’i shmangni ngrënjes”, thekson ajo.

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Vaji i ullirit është përbërësi qendror i dietës mesdhetare, e njohur edhe si dieta më e mirë në botë. Ai është “i pasur me acide yndyrore të pangopura”, duke e bërë atë një burim të mirë për këdo që shikon kolesterolin ose dëshiron të ushqehet shëndetshëm për zemrën e tij. Ai shton se ngrënia e vajit të ullirit gjithashtu ndihmon në “parandalimin e demencës dhe rritjen e imunitetit”, raporton New York Post.

Spinaqi

“Spinaqi përmban vitamina A dhe K si dhe acid folik, hekur, magnez dhe antioksidantë që e bëjnë atë një perime të fuqishme”, thekson Rizzo. Ajo pohon se spinaqi duhet të hahet shpesh, dhe mund të kombinohet në mëngjes, sallata, si pjatë anësore gjatë drekës apo darkës. Sipas dietologes, spinaqi është “një ushqim që duhet ta hani disa herë në javë”.

Related posts

Pse rrudhet lëkura në gishta kur qëndron nën ujë?

admin

Shenja paralajmëruese që mund të shfaqet rreth një javë para një goditjeje në tru

rezart morina

Shëndetësia që mungon/ Jashtë Tiranës nuk ka mjekë, në fshatra mungojnë edhe infermierët

admin