RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i do të ketë lëvizje të shpeshta në Istog, komuna del me njoftim

kfor-i-do-te-kete-levizje-te-shpeshta-ne-istog,-komuna-del-me-njoftim

KFOR-it pritet të ketë shtim të lëvizjeve të trupave në Komunën e Istogut.

Për këtë komuna ka dalë me njoftim duke bërë thirrje për qytetarët që mos të shqetësohen.

“Të nderuar qytetarë ju njoftojm se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të komunës së Istogut, për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve. Po ashtu do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren.
Andaj nuk keni nevojë të shqetësoheni”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut.

Related posts

Ministrja izraelite Strook pretendon se territoret e pushtuara palestineze tani i përkasin Izraelit

rezart morina

Avokati i Sanduloviqit sot vendos lule te varrezat në Prekaz

rezart morina

Putini do të takohet me presidentin kinez në fund të dhjetorit

admin