RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putini do të takohet me presidentin kinez në fund të dhjetorit

putini-do-te-takohet-me-presidentin-kinez-ne-fund-te-dhjetorit

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping pritet të takohen në fund të dhjetorit për të diskutuar për ngjarjet e rëndësishme që kanë ndikuar dy vendet gjatë gjithë 2022-it.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Pekov, tha për gazetarët se data dhe axhenda e takimit është caktuar dhe se së shpejti pritet të publikohen nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Në një konferencë për shtyp, Peskov tha se dy liderët janë në komunikim të vazhdueshëm më njëri-tjetrin.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse takimi presidentit rus dhe kinez do të zhvillohet virtualisht, apo kokë më kokë. /abcnews

Related posts

Mbi 400 persona të evakuuar pasi një zjarr i madh shkatërroi më shumë se 100 shtëpi në Norvegji

Muhamet Ramadani

Ky është vendi i parë në Azinë Juglindore që legalizon martesat brenda të njëjtit seks

admin

Francë: Vazhdojnë protestat dhe grevat kundër reformës në pensione

admin