Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka hequr bllokadën e vendosur ditë më parë si pasojë e protestave të dhunshme të serbëve lokalë në këtë komunë.
Trupat e KFOR-it të hënën kanë hequr telat me gjemba përreth kësaj komune.
Kjo bllokadë është vendosur me nisjen e protestave jopaqësore në këtë komunë dhe dy komunat tjera veriore, Leposaviq dhe Zubin-Potok, me qëllim parandalimin e hyrjes së protestuesve brenda ndërtesës së komunës.