RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i konfirmon: Paqeruajtësit ukrainas po e lënë Kosovën

kfor-i-konfirmon:-paqeruajtesit-ukrainas-po-e-lene-kosoven

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka konfirmuar të mërkurën largimin e trupave ukrainase nga Kosova.

Zyra për Media e KFOR-it i ka thënë KOHËS se largimi i paqeruajtësve ukrainas nga Kosova është në përputhje me dekretin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të lëshuar në mars, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Falënderojmë trupat ukrainase për kontributin e tyre të rëndësishëm në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO gjatë shumë viteve. Për momentin, kontingjenti ukrainas përfshin 40 trupa. Ukraina ka qenë një kontribuuese e vlefshme në misionin tonë paqeruajtës që nga themelimi i KFOR-it në vitin 1999”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Por, a e ndikon KFOR-in ky largim?

Edhe me largimin e 40 trupave ukrainase, KFOR-i ka njoftuar se mbetet i përgatitur për të përmbushur rolin e tij dhe për të kryer mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara.

“Ne mirëpresim kontributet e kahershme të vendit (Ukrainës) në përpjekjet tona të përditshme në mbështetje të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për konsolidimin e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet më tej në përgjigjen e KFOR-it.

Related posts

Ministri i Jashtëm italian anulon udhëtimin në Francë për shkak të përplasjes rreth migracionit

admin

BE-ja ndan 600 milionë euro për vendet e rrezikuara për t’u përballur me krizën ushqimore

admin

Shangai mbyll shkollat pas rritjes së rasteve me koronavirus

admin