RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i planifikon stërvitje ushtarake javën e ardhshme, ka një njoftim për qytetarët

kfor-i-planifikon-stervitje-ushtarake-javen-e-ardhshme,-ka-nje-njoftim-per-qytetaret

KFOR-i ka njoftuar se do të zhvillojë një stërvitje rutinore ushtarake në pjesën perëndimore të Kosovës nga data 14-17 mars.

Aktiviteti stërvitor do të kryhet nga Komanda Rajonale e Kontingjentit Shumëkombësh Perëndimor dhe do të fokusohet në gatishmërinë e njësisë.

Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të pozicionohen në komunat e Istogut, Gjakovës dhe Prizrenit.

Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizjen tokësore gjatë ditës dhe natës, si dhe fluturime me helikopterë mbi qytetet e Gjakovës, Deçanit, Shtërpcës dhe Rahovecit.

Do të ketë gjithashtu kolona automjetesh të përbëra nga pajisje të rënda inxhinierike që kalojnë tranzit në rrugët kryesore dhe dytësore brenda rajonit.

“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime stërvitore dhe trajnimi, për të ofruar reagim me kohë dhe në mënyrë të sigurt. KFOR-i do të përpiqet për ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i shton se është i fokusuar çdo ditë në zbatimin dhe ushtrimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Related posts

Greqia synon t’ia shesë Indisë 18 avionë “Mirage 2000”

Muhamet Ramadani

Vritet një tjetër palestinez nga forcat izraelite, përpos armëpushimit në Gaza

Irfan Jahiu

Blinken niset drejt Kinës në një udhëtim diplomatik me pritshmëri të larta

Muhamet Ramadani