Kryesia Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i turk) organizoi program iftari në qytetin e Prizrenit, raporton Anadolu.
Në programin e mbajtur në sheshin “Shatërvani” të Prizrenit, morën pjesë ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, deputetët e KDTP Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, konsulli i përgjithshem i Türkiye-s në Prizren, Celal Doğan, koordinatori i Institutit Yunus Emre në Kosovë, Ramazan Yılmaz, kreu i Delegacionit Përfaqësues Turk, kolonel Recai Yılmaz, si dhe të ftuar dhe përfaqësues të institucioneve me detyrë në vend.
Artistët e shoqatës turke të kulturës dhe artit “Rruga e Vërtetë” performuan ilahi në programin e iftarit prej 200 personash.
Kryesia Këshillit Turk gjatë muajit të Ramazanit ka qëndruar pranë njerëzve në nevojë të Kosovës duke organizuar tryeza iftari në qytete të ndryshme të Kosovës dhe duke shpërndarë pako ushqimore.