RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar do të takohet me Cameron

kurti-udheton-per-ne-mbreterine-e-bashkuar-do-te-takohet-me-cameron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar. Atje, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe do të jetë folës kryesor.

Sipas komunikatës së Qeverisë, gjatë qëndrimit në Britani, Kurti do të zhvillojë takim me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.

“Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës”, thuhet në njoftim

Related posts

Kosova një hap më pranë KiE, Presidenti Begaj: Arritje e merituar, dëshmi e përkushtimit ndaj vlerave evropiane

admin

Hezbollahu sulmon vendbanimet izraelite

admin

Media amerikane: I dyshuari për sulmin në xhaminë në San Diego kishte admirim për nazistët

Muhamet Ramadani