RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR: Jemi të paanshëm, informuam palët se jemi të angazhuar për të parandaluar çdo përshkallëzim

kfor:-jemi-te-paanshem,-informuam-palet-se-jemi-te-angazhuar-per-te-parandaluar-cdo-pershkallezim

KFOR-i, përmes një komunikate të bërë publike në “Twitter”, ka njoftuar për takimet që Komandanti i këtij misioni Ferenc Kajari, ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me Goran Rakiqin, kryetar i Listës Serbe.

Në komunikatën e KFOR, shtohet se komandanti Kajari, ka diskutuar për sigurinë në veri të Kosovës, duke i informuar të gjitha palët për përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të vazhduar sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të situatës, shkruan lajmi.net.

Po ashtu në komunikatë, KFOR mohon të ketë pasur aktivitete stërvitore me Policinë e Kosovës dhe me Forcat e Sigurisë së Kosovës, duke shtuar se postblloqet e vendosura në veri të Kosovës me 31 korrik, janë monitoruar me shqetësim nga KFOR.

Tutje, deklarohet se KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Komunikata e plotë:

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Ferenc KAJARI gjatë javës ka takuar Albin Kurtin nga institucionet në Kosovë, z. Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave veriore.

Komandanti i KFOR-it diskutoi për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe e informoi palët për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të vazhduar sigurimin dhe lirinë e lëvizjes dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të situatës. Gjenerali KAJARI tha se KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Komandanti i KFOR-it, në përputhje me deklaratat e mëparshme, ka bërë të qartë se trupat e KFOR-it nuk kanë qenë të angazhuara në aktivitete stërvitore me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, siç thuhet gabimisht në disa raportime mediatike. Ai gjithashtu përsëriti se KFOR-i ka monitoruar me shqetësim postblloqet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe ka rikujtuar që situata e tillë e tensionuar të kthehet në incident të dhunshëm.

KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Gjeneral KAJARI u bëri thirrje palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të ruajnë përmbajtjen dhe të përmbahen nga dhuna. /lajmi

Related posts

Turqia shpëton 125 emigrantë të parregullt në Detin Egje

admin

EULEX-i mirëpret uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, thotë se po monitoron rastin e Pantiqit

admin

Ministri iranian: ShBA-ja blen ujë të rëndë të Iranit nëpërmjet palëve të treta

admin