RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Khamenei kritikon përpjekjet e Arabisë Saudite për normalizim me Izraelin

khamenei-kritikon-perpjekjet-e-arabise-saudite-per-normalizim-me-izraelin

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei thotë se përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis Izraelit dhe vendeve arabe nuk do të zgjidhin krizën e Lindjes së Mesme dhe se palestinezët do të duhet “të vendosin se si të merren me sionistët”.

“Disa njerëz besojnë se detyrimi i vendeve fqinje për të normalizuar lidhjet e tyre me Izraelin do ta zgjidhë problemin,” thotë Khamenei. “Ata e kanë gabim.”

“Palestina duhet t’u kthehet atyre (palestinezëve),” tha Khamenei. “Ata do të duhet të krijojnë regjimin e tyre, sistemin e tyre dhe më pas ai sistem do të duhet të vendosë se si të sillet me sionistët”.

Vërejtjet e Khameneit vijnë pasi sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha të hënën se Uashingtoni ishte pothuajse gati t’i ofronte Arabisë Saudite një paketë sigurie nëse ajo normalizonte marrëdhëniet me Izraelin.

Arabia Saudite dhe Izraeli kanë qenë në bisedime rreth normalizimit të mundshëm të marrëdhënieve të tyre, të cilat ngeci kur shpërtheu lufta me Hamasin.

Irani nuk e njeh Izraelin dhe e ka bërë mbështetjen e çështjes palestineze në qendër të politikës së tij të jashtme që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. /abcnews

Related posts

Osmani emëron Vasfije Krasniqin të dërguar të posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës

rezart morina

Ushtarët amerikanë kryejnë patrullime në Leposaviç/ Çfarë po ndodh në veri të Kosovës

admin

Përmbytjet në Europën Lindore dhe Qendrore, 6 persona humbin jetën! Autoritetet në gatishmëri, dhjetëra familje të evakuara

admin