RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku dënon industrinë e armëve: Të përfitosh nga vdekja është e tmerrshme

papa-francesku-denon-industrine-e-armeve:-te-perfitosh-nga-vdekja-eshte-e-tmerrshme

Papa u lut këtë të mërkurë për viktimat e luftës në Ukrainë, Palestinë, Izrael dhe refugjatët Rohingya në Mianmar, duke theksuar se, për fat të keq, investimet më fitimprurëse janë ato që lidhen me industrinë e armëve.

“Lufta është gjithmonë një humbje, gjithmonë. Ne kërkojmë paqen, kërkojmë paqen e vërtetë për këta popuj dhe për mbarë botën”, tha Papa, me rastin e festës kishtare të Shën Jozef Punëtorit.

Duke iu drejtuar të mbledhurve në sallën e Palit të Gjashtë të Vatikanit në audiencën e përgjithshme, Papa dënoi industrinë e armëve.

“Investimet që sjellin më shumë të ardhura sot janë fabrikat e armëve. Të përfitosh nga vdekja është e tmerrshme”, paralajmëroi Papa Françesku./abcnews

Related posts

Moska kundër Uashingtonit: Bllokada e Venezuelës është “pirateri dhe grabitje”

admin

Mark Rutte emërohet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

admin

Dronët ukrainas godasin një hotel në një pjesë të Khersonit të kontrolluar nga Rusia, 24 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur! Moska: Sulm terrorist

admin