RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kievi bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

kievi-ben-thirrje-per-nje-takim-urgjent-te-keshillit-te-sigurimit-te-okb-se

Ukraina ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas vendimit të Rusisë për të vendosur armët bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje.

“Plani rus është një hap tjetër provokues nga regjimi kriminal i presidentit Vladimir Putin”, tha sot Ministria e Jashtme në Kiev.

“Kjo do të minonte parimet e Traktatit të Mospërhapjes bërthamore, arkitekturën e çarmatimit bërthamor dhe sistemin ndërkombëtar të sigurisë në tërësi”, tha ministria.

Rusia është një nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ukraina u bëri thirrje katër anëtarëve të tjerë të përhershëm, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Kinës që të miratojnë masa kundër këtij “shantazhi bërthamor”.

Përveç kësaj, Kievi i bëri thirrje Grupit të Shtatë Fuqive Ekonomike (G7) dhe Bashkimit Evropian që të paralajmërojnë Bjellorusinë për pasojat e një dislokimi të tillë.

Putin njoftoi dje në mbrëmje se Rusia dhe Bjellorusia kanë rënë dakord për vendosjen e armëve bërthamore taktike. /atsh

Related posts

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Gërvalla: Nuk ka tension në marrëdhëniet me SHBA-të

admin

Irani: Lideri i Ha’mas u v’ra nga një ra’ketë me rreze të shkurtër

admin

Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowden-it

admin