Kievi ka filluar eksportin e grurit përmes porteve kroate, tha të enjten ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyridenko.
Svyridenko dhe kryeministri kroat, Andriy Plenkovich diskutuan eksportet e grurit ukrainas, gjatë një takimi dypalësh në samitin e Nismës së Tri Deteve, në Bukuresht.
“Gruri ukrainas tashmë është eksportuar përmes porteve kroate”, tha Svyridenko.
“Megjithëse kjo rrugë është e përshtatshme, ajo tashmë është e njohur… Ne besojmë se kjo rrugë logjistike do të luajë një rol të rëndësishëm në tregtinë dypalëshe midis vendeve tona edhe pas luftës”, shtoi ajo. /atsh