RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina dënon dhunën kundër civilëve në Sudan

kina-denon-dhunen-kunder-civileve-ne-sudan

Kina dënon dhunën kundër civilëve në Sudan pasi Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) morën kontrollin e qytetit El-Fasher në shtetin e Darfurit të Veriut dhe kryen masakra kundër civilëve, transmeton Anadolu.

“Pekini ndjek nga afër situatën në Sudan dhe dënon aktet kundër civilëve”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Mao tha se “Kina shpreson se Sudani do t’i japë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur, do të lehtësojë krizën humanitare, do të rifillojë procesin politik në një datë të hershme dhe do të rivendosë paqen dhe stabilitetin si dhe do të arrijë rindërtimin dhe zhvillimin”.

Më 26 tetor, RSF mori kontrollin e qytetit El-Fasher dhe kreu masakra kundër civilëve, sipas organizatave lokale dhe ndërkombëtare, mes paralajmërimeve se sulmi mund të thellonte ndarjen gjeografike të Sudanit.

Më vonë, udhëheqësi i RSF-së Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjerësisht si “Hemedti”, pranoi se forcat e tij kishin kryer shkelje në El-Fasher, duke pretenduar se ishin formuar komitete hetimore.

Që nga 15 prilli 2023, ushtria sudaneze dhe RSF-ja janë përfshirë në një luftë që ndërmjetësimet rajonale dhe ndërkombëtare nuk kanë arritur ta përfundojnë. Konflikti ka vrarë 20 mijë njerëz dhe ka zhvendosur më shumë se 15 milionë si refugjatë dhe persona të zhvendosur brenda vendit, sipas raporteve të OKB-së dhe atyre lokale.

Related posts

Serbët bllokojnë rrugët në Zveçan dhe Leposaviq Demokracia

admin

Diplomojnë dy kadetë të FSK-së në Akademinë Ushtarake West Point në SHBA, Presidenti Biden mori pjesë në ceremoninë e diplomimit

admin

Persona të armatosur qëllojnë për vdekje një oficer policie në Iran

admin