Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang u tha homologëve izraelitë dhe palestinezë, Eli Cohen dhe Riyad Al-Maliki se vendi i tij ishte i gatshëm të ndihmonte në ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes.
Sipas agjencisë shtetërore “Xinhua”, Qin inkurajoi palët, përmes bisedave telefonike të veçanta, të ndërmarrin hapa për të rifilluar bisedimet e paqes.
Në të dyja telefonatat, ministri theksoi nxitjen e Kinës për bisedime të paqes bazuar në zbatimin e një “zgjidhjeje me dy shtete”.
Kina filloi një ofensivë diplomatike të fundit, duke ndërmjetësuar rivendosjen e lidhjeve midis Iranit dhe Arabisë Saudite në muajin mars.