RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Kina e gatshme të eliminojë çdo lloj veprimi separatist”

“kina-e-gatshme-te-eliminoje-cdo-lloj-veprimi-separatist”

Ministri i Mbrojtjes së Kinës, Dong Jun tha se ushtria është e gatshme të eliminojë “çdo lloj aktiviteti separatist” dhe të mbrojë në mënyrë efektive interesat kombëtare të vendit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, Jun foli në aktivitetin e mbajtur në kryeqytetin Pekin për të festuar 97-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.

“Ushtria është e gatshme të eliminojë ‘çdo lloj aktiviteti separatist’ dhe të mbrojë në mënyrë efektive interesat kombëtare të vendit. Të gjithë ushtarët fokusohen në gatishmërinë luftarake dhe të gjithë janë të vendosur për të arritur qëllimin 100-vjetor të ushtrisë në vitin 2027”, tha Jun.

Ai vuri në dukje se është i gatshëm të punojë me homologët e tij të huaj për të zhvilluar bashkëpunimin me vende të ndryshme.

– Reagimi i Kinës për kalimin e anijes së Marinës Kanadeze përmes ngushticës së Tajvanit

Komanda e Frontit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze reagoi përmes një deklarate për kalimin e anijes luftarake “HMCS Montreal” të Marinës Kanadeze përmes ngushticës së Tajvanit.

Në deklaratë thuhet se ushtria po e ndjek nga afër situatën.

Related posts

Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

rezart morina

Sudan i Jugut, të paktën 20.000 njerëz emigruan për shkak të konflikteve

admin

Frikë për përshkallëzim të luftës/ Joe Biden: Vrasja e liderit të Hamasit nuk është në dobi të arritjes së armëpushimit

admin