Kina ka filluar të gërmojë gropën e saj më të thellë në një përpjekje për të studiuar zonat e thella të planetit nën sipërfaqe.
Gërmimi i gropës filloi të martën në një shkretëtirë në rajonin e Xinjiangut. Me thellësi që mendohet të jetë 11,100 metra, synohet të depërtohet në më shumë se 10 shtresa kontinentale dhe të arrijë sistemin kretak në koren e Tokës – një seri shkëmbinjsh të shtresuar që datojnë 145 milionë vjet më parë.
Projekti do të përfundohet brenda 457 ditësh dhe nga mediat kineze është brohoritur si “një pikë referimi në eksplorimin e Kinës në thellësinë e Tokës”, raportoi Guardian.
Eksplorimi i thellë do t’i lejojë shkencëtarët të studiojnë strukturën e brendshme dhe evoluimin e Tokës.
i Xinjiangut është i njohur për minerale të pasura dhe naftë. Vetëm muajin e kaluar, një kompani kineze gjeti sasi të madhe të rrjedhjeve të naftës dhe gazit. /koha
Is China eyeing the Earth’s crust?
Chinese engineers are drilling a 10,000-metre-deep hole in Xinjiang.
What are they searching for?@MollyGambhir explains on #GravitasPlus pic.twitter.com/tmQNaTEDGu
— WION (@WIONews) June 3, 2023