RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina kritikon SHBA-në, i ofron mbështetje Venezuelës

kina-kritikon-shba-ne,-i-ofron-mbeshtetje-venezueles

Kina kritikoi sot SHBA-në për “sekuestrimin arbitrar” të anijeve të kombeve të tjera mes tensioneve në rritje në Karaibe, transmeton Anadolu.

“Praktika amerikane e sekuestrimit arbitrar të anijeve të vendeve të tjera shkel rëndë ligjin ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian në një konferencë për mediat në Pekin. “Kina kundërshton sanksionet e njëanshme dhe të paligjshme që nuk kanë bazë në ligjin ndërkombëtar ose nuk kanë autorizim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Jian.

Deklarata nga Pekini erdhi ndërsa forcat amerikane po ndiqnin një tjetër tanker nafte të Venezuelës në Karaibe, dhe nëse kapet do të jetë anija e tretë e sekuestruar që nga 10 dhjetori. “Operacioni” i Rojës Bregdetare Amerikane synon tankerin “Bella 1”, anije me flamur panamez të sanksionuar nga SHBA-ja, e cila është në rrugë drejt Venezuelës për të ngarkuar naftë, raportoi Bloomberg të dielën.

Incidenti vjen pas hipjes në bordin e anijes supertanker Centuries të shtunën dhe Skipper më 10 dhjetor. Zhvillimet vijnë mes tensioneve të larta midis Washingtonit dhe Karakasit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shpalli “bllokadë totale dhe të plotë” të tankerëve të naftës të sanksionuar që hyjnë ose dalin nga Venezuela. Ndërsa Venezuela dënoi veprimet e SHBA-së si “pirateri ndërkombëtare”.

Washingtoni tha se masat synojnë të luftojnë korrupsionin dhe trafikun e drogës ndërsa Karakasi akuzon SHBA-në se po përdor përpjekjet kundër narkotikëve si pretekst për të larguar presidentin Nicolas Maduro nga pushteti dhe për të fituar kontroll mbi burimet e naftës së Venezuelës.

“Ne qëndrojmë kundër çdo lëvizjeje që shkel qëllimet e Kartës së OKB-së dhe shkel sovranitetin dhe sigurinë e vendeve të tjera dhe të gjitha akteve të unilateralizmit dhe ngacmimit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

“Venezuela ka të drejtë të zhvillojë në mënyrë të pavarur bashkëpunim të dobishëm reciprokisht me vendet e tjera. Ne besojmë se komuniteti ndërkombëtar mund ta kuptojë dhe mbështesë qëndrimin e Venezuelës për të mbrojtur të drejtat e veta”, tha Jian.

Related posts

Presidenti kinez Xi bisedon me Trumpin pas takimit virutal me Putinin

Muhamet Ramadani

Erdoğan do të vizitojë Rusinë për të zhvilluar bisedime me Putinin

admin

Mali ndalon kanalet televizive franceze për “nxitje të terrorizmit” dhe “fyerje të shtetit”

Muhamet Ramadani