RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina njofton operacione ushtarake në përgjigje të vizitës të Pelosi-t në Tajvan – VIDEO

kina-njofton-operacione-ushtarake-ne-pergjigje-te-vizites-te-pelosi-t-ne-tajvan-–-video

“Ushtria Çlirimtare Popullore do të nisë një seri operacionesh ushtarake të shënjestruara për të kundërshtuar vizitën e Pelosi-t në ishullin Tajvan dhe për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”

Në përgjigje të vizitës në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, Kina ka njoftuar se do të nisë një “seri operacionesh ushtarake”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) do të nisë një seri operacionesh ushtarake të shënjestruara për të kundërshtuar vizitën e (Nancy) Pelosi-t në ishullin Tajvan dhe për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, tha Ministria e Mbrojtjes e Kinës.

Njoftimi vjen menjëherë pasi Pelosi mbërriti në Tajvan, në vizitën e parë për një kryetare të Dhomës së Përfaqësuesve në 25 vite.

Kina e konsideron Tajvanin “provincë të saj të shkëputur”, megjithatë Taipei ka këmbëngulur për pavarësi që nga viti 1949.

E përdithmja kineze ‘Global Times’ raportoi se komanda lindore e PLA-së gjithashtu njoftoi se do të zhvillojë operacione të përbashkëta ushtarake rreth Tajvanit, me stërvitje të përbashkëta detare dhe ajrore në veri, jugperëndim dhe juglindje të ishullit, gjuajtje me artileri me rreze të gjatë në ngushticën e Tajvanit dhe qitje me teste konvensionale raketore në zonat detare në lindje të ishullit, duke filluar nga sonte në mbremje.

Përveç kësaj, raportoi e përditshmja, ushtria kineze do të kryejë edhe stërvitje ushtarake dhe aktivitete stërvitore, përfshirë stërvitje katër-ditore me zjarr të drejtpërdrejt në gjashtë rajone përreth Tajvanit, duke filluar nga e enjtja. /aa

 

Related posts

Qeveria në Gaza: Që nga 7 tetori e deri më tani janë zhdukur rreth 6.500 persona

rezart morina

Orban kundër Ukrainës në BE: S’ka negociata me një vend që është në luftë

rezart morina

Policia e Kosovës mohon se ka penguar autobusë me protestues serbë: Disa me vetëdëshirë nuk vazhduan tutje

admin