RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina rihap kufijtë për të gjithë turistët e huaj

kina-rihap-kufijte-per-te-gjithe-turistet-e-huaj

Autoritetet do të riaktivizojnë sistemin e lëshimit të vizave më 15 Mars

Për herë të parë që nga shpërthimi i Covid-19, Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e huaj. Ky vendim vjen pasi Pekini shpalli fitoren ndaj virusit dhe u tërhoq nga strategjia zero-Covid që ka dëmtuar rëndë ekonominë.

Hyrja pa viza do të rinisë në ishullin Hainan dhe Shangai për anijet turistike. Ndërkohë, për shtetasit e Hong Kongut dhe Makaut do të vlejë një regjim i posaçëm i lëvizjes pa viza në disa rajone. Qytetarët kinezë do të kenë mundësinë gjithashtu të udhëtojnë me grupe turistike në 60 vende, nga 20 që ishin më parë.

Ndryshimet të cilat do të hyjnë në fuqi më 15 Mars shënojnë një hap të madh drejt rikthimit të jetës normale në Kinë pas pandemisë. Pekini braktisi politikat e tij të ashpra në Dhjetor, ndërsa në Janar anuloi kërkesat e karantinës për udhëtarët në hyrje.

Ky vendim pritet të reflektohet së shpejti në ekonomi që vitin e kaluar pati një nga ritmet më të ngadalta të rritjes në gati gjysmë shekulli. /tvklan

Related posts

Mbi 179 persona humbin jetën nga tajfuni Yagi në Vietnam, evakuohen mijëra banorë

admin

Pagoi për të siguruar heshtjen e aktores së filmave për të rritur, gjykata federale refuzon të marrë përsipër çështjen e Trump në Nju Jork! Ish-presidenti i SHBA u shpall fajtor

admin

Arabia Saudite dërgon një avion tjetër me ndihma për të prekurit e tërmetit në Turqi dhe Siri

admin