RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina rrit importet e energjisë ruse

kina-rrit-importet-e-energjise-ruse

Ndërsa shumë vende evropiane po përpiqen të heqin dorë nga gazi rus, Kina po importon një sasi në rritje të energjisë nga Rusia.

Të dhënat nga Zyra Doganore e Pekinit treguan se Rusia është furnizuesi më i madh i Kinës me naftë për të tretin muaj radhazi.

Në korrik, Kina importoi gjithsej 7.15 milionë tonë naftë ruse, 7,6% më shumë në terma vjetore. Në të njëjtën kohë, importet e qymyrit nga Rusia u rritën në nivelin më të lartë në mbi pesë vjet me 7.42 milionë tonë në korrik, rreth 14% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndërsa Bashkimi Evropian është përpjekur të reduktojë varësinë e tij nga furnizimet ruse të energjisë në kuadër të pushtimit të vendit në Ukrainë, pothuajse gjashtë muaj më parë, Kina ka përfituar nga çmimet e zbritura të mallrave nga Rusia për të rritur importet e saj.

Deri më tani, Pekini nuk e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë, por vazhdon të pohojë besnikërinë e tij ndaj Moskës. /atsh

Related posts

Jeff Bezos zotohet të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi

admin

Udhëzuesi për rrugën më të shpejtë për qëndrim të përhershëm në Zvicër

admin

Dënohet me 24 vjet burgim një burrë për dhunimin e dy të miturave

admin