RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina thotë “mjaft është mjaft” në Gaza

kina-thote-“mjaft-eshte-mjaft”-ne-gaza

I pyetur nga gazetarët nëse ai kishte një mesazh për kombet që kundërshtonin një armëpushim në Gaza, përfaqësuesi i Kinës në OKB, Zhang Jun, tha thjesht: “Mjaft është mjaft”.

Pekini të shtunën e quajti veton e Uashingtonit ndaj rezolutes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza “zhgënjyese dhe për të ardhur keq”.

Kina muajin e kaluar i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të formulojë një plan “konkret” dhe udhërrëfyes për një zgjidhje me dy shtete për të arritur një zgjidhje “gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme” të çështjes palestineze.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi gjithashtu ka paralajmëruar kundër përhapjes së konfliktit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Related posts

Policia bën apel për vigjilencë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike

admin

Kilianët protestojnë jashtë Ambasadës së SHBA-së për Palestinën

rezart morina

Bosnja përkujton 16 të vrarët nga forcat kroate pranë qytetit historik të Mostarit

admin