RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina: Veprimet e djegies së Kuranit tregojnë hipokrizinë e disa politikanëve perëndimorë

kina:-veprimet-e-djegies-se-kuranit-tregojne-hipokrizine-e-disa-politikaneve-perendimore

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning tha se djegia e Kuranit nga politikani i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan para ambasadës së Turqië në Stockholm dhe veprimet e ngjashme të ndodhura më pas, treguan “hipokrizinë e disa politikanëve perëndimorë në çështjen e lirisë së besimit”, transmeton Anadolu.

“Respektimi për lirinë e besimit fetar, është i pranuar në mënyrë të përhapur nga komuniteti ndërkombëtar. Besimi dhe ndjenjat fetare të muslimanëve duhet të respektohen”, tha Ning në konferencën për media në Pekin.

Ajo vuri në dukje se disa politikanë në Evropë i kanë parë lajmet lidhur me veprimet për djegien e kopjeve të Kuranit. “Këto raste tregojnë hipokrizinë e disa politikanëve perëndimorë të cilët pretendojnë se respektojnë lirinë e besimit fetar”, tha Ning.

“Kina mbron dialogun midis qytetërimeve dhe se do të vazhdojë të punojë me vendet islame për të mbrojtur lirinë e besimit të muslimanëve dhe grupeve të tjera fetare”, tha zëdhënësja Ning.

Related posts

OBSH: Rreth 17,5 për qind e popullsisë së rritur përjeton sterilitet

admin

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

RTI

Arrestohet ish-drejtori i Administratës së Policisë së Malit të Zi

rezart morina